Protestuesit në Francë shkatërrojnë 'Champs-Elysées'

Protestuesit në Francë shkatërrojnë 'Champs-Elysées'

Bota March 16, 2019 - 19:56
Lexoni detajet

Një numër i madh dyqanesh u grabitën dhe u dogjën sot pasdite në rrugën e njohur parisiane ”Champs-Elysées”, një tjetër shfaqje e dhunshme e jelekverdhëve në kryeqytetin e vendit.

”Sot në mëngjes, restoranti luksoz me famë ndërkombëtare ”Fouquet’s” u grabit, ndërkohë që pasdite u dogj”, thanë dëshmitarë të ndryshëm.

Edhe dyqanet e njohura ”Longchamp”, ”Foot Looker” dhe ”Léon de Bruxelles” patën të njëjtin fat, ndërkohë që nga jelekverdhët dëgjoheshin edhe thirrjet ”revolucion”, shkruan ATSH.

Shumë dyqane të tjera u grabitën, sidomos ato të veshjeve.