Serbia e fuqishme (Zoti është serb): Kënga për Karaxhiqin që terroristi e dëgjoi para se të vriste 49 persona

Serbia e fuqishme (Zoti është serb): Kënga për Karaxhiqin që terroristi e dëgjoi para se të vriste 49 persona

Bota mars 15, 2019 - 11:06
Lajmet e fundit nga vendi dhe bota!

Njëri nga terroristët e dy xhamive në Zelandën e Re e ka filmuar vetën e tij përmes një aparati fotografik të vendosur në kokë, ndërsa dhe ka dëgjuar këngën e cila i dedikohet kriminelit serb Radovan Karaxhiq.

Ai ka transmetuar videon drejtpërdrejtë në YouTube duke shkuar për në xhaminë Al Noor në qendër të qytetit Christchurch.

Në videon 17 minutëshe, ai ishte duke dëgjuar këngë në gjuhën serbe.

Kënga që dëgjohet i dedikohet kriminelit serb Radovan Karaxhiq, dhe ka titullin Serbia e fuqishme (Zoti është serb).

Ndërkohë, këtë këngë e kanë dëgjuar gjatë masakrave në Bosnjë, përkrahësit e Karaxhiqit.

Tekstin e këngës të përkthyer e gjeni më poshtë:

  • Serbia e fuqishme (Zoti është serb)
  • Nga Bihaçi deri në Petrovo sello
  • Deri në Petrovo Sello
  • Toka serbë është sulmuar e tërë
  • Është sulmuar e tërë.
  • (REF:) Karaxhiç priju serbëve tu Priju serbëve tu
  • Le të shihet se askujt s’ia kanë frikën
  • Askujt s’ia kanë frikën
  • Ustashë ustashë kroatë
  • Ustashë kroatë
  • Mos na i prekni vatrat tona
  • Prekni vatrat tona
  • REF:) Karaxhiç priju serbëve tu
  • Priju serbëve tu
  • Le të shihet se askujt s’ia kanë frikën
  • Askujt s’ia kanë frikën
  • Nga Kraina janë nisur ujqit
  • Janë nisur ujqit
  • Pritnani ustashë e turq
  • Ustashë e turq
  • (REF:) Karaxhiç priju serbëve tu
  • Priju serbëve tu
  • Le të shihet se askujt s’ia kanë frikën
  • Askujt s’ia kanë frikën
  • Në mbrojtje të fisit të tyre serb
  • Të fisit të tyre serb
  • Luftojmë liria jonë e dashur
  • Liria jonë e dashur.
  • (REF:) Karaxhiç priju serbëve tu
  • Priju serbëve tu
  • Le të shihet se askujt s’ia kanë frikën
  • Askujt s’ia kanë frikën. /Gazetametro