Momenti kur polici hero e nxjerr sulmuesin nga vetura dhe e shtrin për toke

Momenti kur polici hero e nxjerr sulmuesin nga vetura dhe e shtrin për toke

Bota mars 15, 2019 - 10:14
Lajmet e fundit nga vendi dhe bota!

Një polic i guximshëm po quhet hero në internet, pasi e nxori nga vetura njërin nga qëlluesit e dyshuar në xhaminë e Christchurch në Zelandë të Re, duke e arrestuar në rrugë.

Videoja e filmuar nga një kalimtar, shfaq automjetin e bardhë të sulmuesit, të ndalur mes një hendeku dhe veturës së policisë.

I dyshuari ishte në veturë kur dy policë i afrohen veturës me armët e tyre – duke e ditur se ai kishte brenda shumë armë të fuqishme.

Njëri nga policët shihet duke hyrë brenda në veturë dhe duke e nxjerrë jashtë shoferin. Videoja shfaq gjithashtu momentin kur polici e godet atë. /Express