I vrau 49 persona në xhami, terroristi australian tregon pse e kreu sulmin

I vrau 49 persona në xhami, terroristi australian tregon pse e kreu sulmin

Bota mars 15, 2019 - 10:08
Lajmet e fundit nga vendi dhe bota!

Australiani 28-vjeçar, Brenton Tarrant, i cili vrau 49 persona në një xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, e ka përshkruar veten si një “burrë të zakonshëm të bardhë”, i cili është frymëzuar nga vrasësi serik norvegjez, Anders Behring Breivik.

Tarrant, i cili e filmoi veten duke sulmuar një xhami në Christchurch, ka thënë se ka origjinë skoceze, irlandeze dhe angleze.

“Kam lexuar shkrimet e Dylann Roof dhe shumë të tjerëve, por me të vërtetë jam inspiruar nga Breivik” ka thënë ai para kryerjes së sulmit.