Serbët në festë: Brnabic dhe e dashura e saj bëhen me djalë

Bota February 20, 2019 - 22:05
Lexo tjera detaje

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic dhe partnerja e saj Milica Durdic, janë bërë me një djalë të cilin e kanë emërtuar Igor, transmeton Gazeta Metro.

Zyra për media e Brnabic ka bërë të ditur se kryeministrja dhe partnerja e saj janë ndër të parat që kanë lindur një fëmijë, në një mardhënie mes dy gjinive të njëjta.

Tutje, është njoftuar se edhe foshnja edhe nëna janë mirë, përcjell Gazeta Metro.

Ndryshe, kohë më parë revista serbe ‘Gloria’ kishte mësuar se  Milica Durdic i është nështruar fekondimit artificial, dhe për këtë arsye, kohëve të fundit nuk ka bërë paraqitje publike.

Kryeministrja serbe dhe Milica janë në mardhënie serioze, madje dyshja kanë bashkëjetuar edhe para se Brnabic të zgjedhej kryeministre e Serbisë.

Edhe pse në Serbi ka disa ligje që iu adresohen marteses mes gjinive të njëjta dhe diskriminimit ndaj homoseksualëve, zbatimi i tyre është shumë i dobët.

Image