Francë, sulm me armë në Marsejë, disa të plagosur

Bota February 19, 2019 - 21:10
Lexo detajet

Një person plagosi sot në mesditë me armë të bardhë dy kalimtarë në qendër të Marsejës, para se të vritej nga forcat e policisë me armë zjarri, sipas burimeve policore.

“Situata është duke u shqyrtuar nga seksioni kundërterrorizmit të prokurorisë së Parisit, në bashkëpunim me prokurorinë e Marsejës”, njoftoi prokuroria e Parisit.

Agresori, i lindur në vitin 1983, nuk njihet nga shërbimet policore, sipas të njëjtave burime.

Kur forcat e policisë mbërritën në vendngjarje, agresori nxorri një armë zjarri dhe policët më pas qëlluan drejt tij.

Agresori, i palgosur rëndë, vdiq disa çaste më pas.

Një persona i tretë u plagos në këmbë për shkak të rikoshetës së plumbave.