Trump thekson nevojën për murin në kufi me Meksikën

Bota February 18, 2019 - 09:07
Lexoni detajet e fundit

Trump është i bindur që duhet të vazhdojë me planin për murin në kufi me Meksikën.

Ai shtoi se muret do funksionojnë. Ndërtimi i murit ishte një premtim kryesor i fushatës së Trump, por demokratët e kanë përshkruar emergjencën si një "shpërdorimi të fuqishëm të pushtetit" dhe një "veprim të paligjshëm".

Presidenti deklaroi emergjencën kombëtare për të financuar muret e tij të planifikuar kufitare me Meksikën.

Shtëpia e Bardhë tha sot në një deklaratë se Trump: Do të nënshkruajë një projekt-ligj për sigurinë kufitare për të shmangur një mbyllje të qeverisë, por gjithashtu të veprojë për të anashkaluar Kongresin dhe për të përdorur fonde ushtarake për murin.

Ai njoftoi planin pasi Kongresi refuzoi të paguante për ndërtimin e murit.