Mësuesja akuzohet se bëri marrëdhënie me nxënësin një muaj pasi filloi punën

Bota February 16, 2019 - 16:19
Lexo Detajet

Chelsie Leroy, 23 vjeçe, po akuzohet se ka pasur marrëdhënie seksuale të paktën dy herë në Shkollën e Mesme “Southwest” të Barry Country, Missouri, SHBA.

Ajo po akuzohet për keqpërdorim seksual, pasi bëri seks me një nxënës 16 vjeç në një dhomë të shkollës. Leroy ishte përgjegjëse për prodhimet në teatrin e vogël të shkollës, transmeton Express.

Nëse del fajtore, mësuesja mund të dënohet deri në 22 vjet burg. Ajo ishte e punësuar për vetëm 59 ditë – dhe po akuzohet se bëri seks me nxënësin vetëm një muaj pasi filloi punën.

Viktima i tha policisë se ata filluan marrëdhënien pas disa mesazheve që i shkëmbyen në shtator. Policia thonë se nxënësi dhe mësuesja u puthën vetëm një javë pas mesazhit të parë, shkruan Daily Star.

Ata më pas bënë seks në një dhomë të shkollës, thonë dokumentet nga gjykata. Gjithashtu thuhet se ata bënë seks për herë të dytë në të njëjtin vend një javë më vonë. Mësuesja pritet të paraqitet para Gjykatës Amerikane më 20 shkurt.