Policia turke beson se trupi i Khashoggit është djegur

Bota February 14, 2019 - 17:34
Lexo detajet!

Policia turke beson se mbetjet e trupit të vrarë të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, mund të jenë djegur.

Kështu bënë të ditur një raport i policisë të cilin e citon agjencia turke e lajmeve “Anadolu”.

Konsullata kishte dy puse dhe një furrë me gaz që mund të arrinte një nxehtësi mbi 1.000 shkallë, duke shkatërruar çdo gjurmë të ADN-së, thuhet në raportin e policisë turke.

Khashoggi, kolumnist i gazetës Washington Post, i cili ka qenë kritik i familjes mbretërore saudite, është vrarë në muajin tetor, pasi ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll.

Një vlerësim i CIA-s e ka fajësuar princin saudit të kurorës, Mohammed Bin Salman, për urdhërimin e vrasjes.

Sauditët kanë akuzuar 11 vetë për rastin, por mohojnë se princi i kurorës është i përfshirë. /Rel