Bashkimi Evropian po përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme

Bota February 14, 2019 - 08:25
Lexoni detajet e fundit

Jemi 100 ditë larg zgjedhjeve të përgjithshme evropiane dhe me miliona votues do të rinovojnë Parlamentin Evropian. Analistët janë të lëkundur nëse këtë herë rezultati do të sjellë diçka ndryshe. Duhet të përgatitemi të përballemi me 100 ditë shumë të rëndësishme për Evropën. Me miliona persona do t’u drejtohen kutive të votimit dhe këtë herë ndoshta do të jetë ndryshe.

Nëse emigracioni, Brexit dhe siguria informatike kanë ndryshuar rrënjësisht debatin publik mbi atë që Evropa mund dhe duhet të bëjë, nga ana tjetër i kanë hapur rrugën populizmave që përhapen në të gjithë kontinentin. Arkitetura politike antike tashmë është një kujtim i zbehtë sipas Doru Frantesku, drejtori i “Vote Watch Europe”.

Ai këmbëngul se do të ketë një fragmentizim të gjerë të Parlamentit Evropian: dy grupimet më të mëdha do të reduktohen dhe dy grupimet më të vogla do të bëhen më të mëdha. Kjo do të thotë se do të jetë shumë më e vështirë krijimi i koalicioneve për të arritur mazhorancën./Zëri/