E dhimbshme në Kongo, gratë detyrohen të “blejnë” me seks vaksinën e Ebolas

Bota February 13, 2019 - 22:11
Lexo detajet!

Gratë në Republikën Demokratike të Kongos që kërkojnë një vaksinë eksperimentale kundër epidemisë së dytë më të madhe ndonjëherë të Ebolas, po shfrytëzohen seksualisht, sipas njoftimeve që qarkullojnë rreth një programi pionier të vaksinimit të OBSH.

Pjesëmarrësit në një studim të vaksinës Ebola dhe punonjës të ndihmës kanë ngritur alarmin se grave po u kërkohen “favore seksuale” në shkëmbim të vaksinës dhe shërbimeve të tjera “të lidhura me Ebolan”.

Gjithashtu ka një valë në rritje të dhunës me bazë gjinore që ka prodhuar epidemia.

“Ky rajon i DRC ka një histori të gjatë të dhunës seksuale dhe shfrytëzimit të grave dhe vajzave. Megjithëse tronditëse, kjo është një çështje që mund të ishte parashikuar”, thotë Trina Helderman, një këshilltare e lartë për shëndetësi dhe ushqim në OJQ-në Medair, përcjell gsh.

Ajo ka thënë se “aktorët humanitarë” janë fajtorë për dështimin në krijimin e masave më të plota të sigurisë për të mbrojtur gratë dhe vajzat. Gratë po fajësohen për dështimin në parandalimin e përhapjes së Ebola, sipas hulumtimit nga Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit.

Ministria kongoleze e Shëndetësisë nxori një thirrje publike për banorët që të raportonin çdo person që ofronte trajtim ose vaksinim në këmbim të parave dhe pranoi se kishte zëra se disa gra janë trajtuar me vaksina të Ebolas pasi kishin “shitur” trupin e tyre.

OBSH kërkohet të lëshojë një alarm global lidhur me shpërthimin gjashtë mujor, i cili ka infektuar 811 njerëz dhe ka vrarë 510 që nga gushti. Ky është shpërthimi më i madh që nga epidemia 2014-2015, e cila vrau mbi 11.000 njerëz dhe qeveritë – duke përfshirë SHBA – kanë tërhequr personelin diplomatik nga frika për sigurinë e tyre.