104 persona humbin jetën nga helmimi i alkoolit

104 persona humbin jetën nga helmimi i alkoolit

Bota shkurt 10, 2019 - 23:59
Lexo detajet!

104 persona kanë vdekur në Indinë Veriore pas konsumimit të alkoolit të falsifikuar, bëjnë të ditur mediat lokale.

Sipas zyrtarëve policor, të paktën 200 persona janë arrestuar deri më tani për shkak të helmimeve masive, që sipas tyre, rezultojnë të kenë ndodhur nga falsifikimi i alkoolit.

Ndërkohë, po të njëjtit zyrtarë kanë bërë të ditur se kanë arritur të konfiskojnë përreth 10,000 litra pije alkoolike.

Qeveria e Utah Pradesh, rajonit në të cilin ka ndodhur ngjarja, ka urdhëruar të kryhet një hetim i gjerë në lidhje me rastin. /Lajmi