Bëni pyetjet e vështira, intervistë me gazetarin Frank Sesno

Bota January 24, 2019 - 09:26
100 Zëra në mbrojtje të lirisë së mediave

Për derisa liria e shprehejes është e drejtë kushtetuese dhe e mbrijtur nga të gjitha gjykatat, duhet të ruhet e të qmohet edhe nga secili qytetarë, transmeton Zeri.info.

Kjo është pikëpamja e Frank Sensnos, Drejtor në shkollën për media dhe komunikim në universitetin George Washington, dhe ish correspondent i CNN për Shtëpinë e Bardhë.  Ai beson se Amerika ka fuqi të krijojë një kulturë ku të gjithë, jo vetëm reporterët, detyrohen t’I shtrojnë pyetjet më të vështira në lidhje me qeverinë dhe sistemin në të cilin jetojnë. Ai argumenton se ne, në shumicën e rasteve, jetojmë në shoqëri e cila I vë në pah të metat dhe padrejtësitë, i sfidon mospërputhjet dhe i mban liderët përgjegjës.

Lajmi i mirë, sipas Sesnos, është se një kulturë e tillë tashmë është ekzistente në SHBA. Dhe përderisa vazhdojmë të jemi kuriozë për situatën tonë, si dhe t’i mbështesim ata që guxojnë të përfshihen në çështje të tilla, do të arrjimë ta ruajmë kuptimin e demokracisë.

Kjo është intervista me  gazetarin Frank Sesno

CNN: Ju e keni përmendur shumë shpesh që për ta krijuar një hapësirë që ua mundësonë të gjithëve lirinë e të shprehurit na duhet që fillimisht të krijojmë një kulturë “të mediave të lira”, si mund të arrihet një gjë e tillë?

Frank Sesno: Më lini ta shpjegoj se cfarë dua të them me “Kulturë e mediave të lira”. I referohem një mënyre dhe një sjelljeje që reflektonë se cilët jemi si shtet, kuriozitetin tonë, përgjegjësitë që mbajmë mbi vete. Është një kulturë që liqenconë kuriozitetin dhe frymëzon të sfidohet autoriteti qeveritar që të mund t’i shprehim lirshëm opinionet de idetë tona. Është një gjë që është bërë pjesë e ADN-së tonë, dhe një gjë që na e siguron amandamenti i parë i kushtetutës.

Mendojeni në këtë mënyrë: sa herë që i vini në pah të metat e një kreu shteti, postoni një opinion për rritjen e taksave ose kërkoni të dini se kur do të ndërtohet një rrugë që është thënë se do të bëhet, ju kontriboni në themelimin e një kulture të tiilë të “Lirisë së mediave.” Jeni duke u shprehur dhe në të njëjtën kohë duke u bërë pjesë e mediave.

Pavarësisht akuzave të njëpasnjëshme për shpërndarje të lajmeve të rreme, liria e shprehjes asnjëherë më parë nuk ka qenë më jetike se kohëve të fundit.

CNN: Në librin tuaj “Bëni më shumë pyetje: fuqia e pyetjeve hap dyert tona” ju vini në pah rëndësinë e kuriozitetit që e kemi secili prej nesh, por tregoni se ky kuriozitet na bënë gjithashtu që të shtrojmë edhe pyetje koti, dua të di se e bëni dallimin mes pyetjeve cilësore dhe pyetjeve kot?

Frank Sesno:  pyetjet që bëhen bazuar mbi ijorancë dhe paragjykime janë pyetje kote. Pyetjet që bëhen, jo për të marrë informacion, por për ta përmbushur egon personale, janë pyetje idiote. Pyetjet që nuk kanë qëllim që të nxjerrin përgjigje janë gjithashtu pyetje idiote. Pyetjet që bëhen vec sa për ta mbushur kohën televizive apo për të shkruar një bllog janë pyetje idiote. Kurse pyetjet e rëndësishme janë të motivuara dhe bazohen në fakte reale. Janë lloji i pyetjeve që nxisin debat dhe kërkojnë informacione.

CNN: Në të kaluarën keni thënë që gazetarët supozohet të na dërgojnë në vende për të cilat nuk kemi dëgjuar më parë. Në kuadër të politikave aktuale cfarë do të thotë kjo deklaratë. Kah duhet të na e kthejnë vëmëndjen gazetarët?

Frank Sesno: Gazetarët duhet të na qojnë në vende interesante dhe të papritura, qoftë edhe të pasigurta. Reporterët më të mirë janë ata që na e shpjegojnë me qartësi edhe çështjen më komplekse si politike ashtu edhe njerëzore. Fatkeqësisht shumica e lajmeve të sotme merret vec me të zakonshmen dhe mondanen, siç duket reporterët e kanë humbur atë që e quanim “Shpirti gazetaresk i aventurës”. Cfarë stori duhet të ndjekin mediat? Për mua kjo është tepër e qartë, storiet të cilat shfaqen vetëm pas perdeve. Na duhen më shumë storie që vënë në pah mënyrën se si bëhen vendimet madhore, se pse dikush ka arritur në një konkluzion të tillë dhe storie që flasin për natyrën njerëzore dhe se si ajo e manipulon shumicën prej nesh.

CNN: Menjëherë pas zgjedhjeveju keni shkruar “Duhet ta sohim veten në pasqyrë dhe t’i vërejmë erroret tona, si nga përspektiva e votuesit shtu edhe nga perspektiva e mediave. Neve na intereson se ku kanë dshtuar gazetarët”?

Frank Sesno: Pyetja më e rëndësishme që duhet të përballen si gazetarët ashtu edhe publiku është se si e dimë? Si e dimë që burimi im i informacionit nuk ka një agjendë të vetën? Si ta gjej burimin e një postimi qoftë në fb apo Tëitter dhe kush fshihet vërtetë pas atij postimi apo pas asaj informate, që ta kem parasysh e të mos ta marrë si të mirëqenë. Kjo është tragjedia më e madhe, gazetarët “Një burimësh” e të politizuar, që ndjekin agjenda të dikujt tjetër janë shkaku i dezinformimit dhe i Fake neës-it. Reflektimi dhe përmirësimi fillon nga pyetjet më të thjeshta.

CNN: Si mund t’ia dalin gazetarët që të ndërtojnë ura mes komuniteteve të përqara?

Frank Sesno: Gazetarët mund ta bëjnë një gjë të tillë duke u munduar ta shpjegojnë situatën pa mbajtur anë. Përmes empatisë të arrijnë të mirëkuptimi dhe të tregojnë perspektiva të ndryshme. Duke raportuar për auraganin, pa i dhënë nofka dhe pa e ofenduar atë, si dhe pa e cilësuar asnjë palë si viktime.

Përktheu nga CNN Rrona Jaka. /Zëri/