Pesë të vrarë në Florida nga të shtënat në një bankë

Bota January 23, 2019 - 23:44
Lexo Detajet

Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur nga të shtënat në një bankë gjatë ditës së sotme në Florida, raporton Reuters.

Autoritetet thonë se i dyshuari është në paraburgim tani, transmeton Koha.net.

I dyshuari, 21 vjeçar, i identifikuar se Zephen Xaver kishte hyrë në “SunTrust Bank” në Sebrin, një qytet me rreth 10 mijë banorë 95 milje në jug të Orlandos, me ç’rast kishte filluar të shtënat me armë zjarri, ka thënë shefi i Policisë në Sebring, Karl Hoglund në një konferencë për media.

Sipas autoriteteve ishte vet Xaver ai që kishte thirrur policinë për të treguar se kishte shtënë me armë zjarri brenda bankës.

Pasi negociatorët nuk arritën ta bindnin të dyshuarin të largohej nga banka, ekipi SWAT i Zyrës së Sherifit hyri në ndërtesë dhe vazhdoi të fliste me personin e armatosur, ka bërë të ditur Policia. Ai më pas u dorëzua.

“Sot ka qenë një ditë tragjike në komunitetin tonë”, u shpreh Hoglund. “Kemi humbje të mëdha nga duart e një krimineli të pakuptimtë që ka bërë një krim të pakuptimtë”.
janë dhënë ende detaje rreth viktimave, dhe ende nuk dihet nëse ka të lënduar të tjerë.