Kongresi i ndalon Trumpit daljen nga NATO

Bota January 23, 2019 - 12:58
Lexoni më shumë detaje

Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së miratoi një ligj mbi mbështetjen ndaj NATO-s, i cili e pengon presidentin Trump për të lënë aleancën, nëse ai merr një hap të tillë. Për ligjin votuan 357 kongresmenë, ndërsa 22 ishin kundër.

Kongresi nuk mund të ndalojë formalisht Trumpin nga largimi prej bllokut, por mund të bllokojë financimin për këtë qëllim. Ata e përdorën këtë taktikë në kohën e tyre në Kongres për të penguar Barack Obamën për të mbyllur burgun e Guantanamos, transmeton zeri.info

Ligji i Dhomës së Përfaqësuesve u bën thirrje anëtarëve të NATO-s që të shpenzojnë 2 përqind të premtuar të PPD-së për mbrojtje, për të cilën vazhdimisht flet Trump. Ligji miraton financimin e mëtejshëm të të ashtuquajturës nismë konsensuale evropiane të drejtuar kundër Rusisë.

Një ligj i ngjashëm po shqyrtohet tani në Senat. Për t'u bërë i plotfuqishëm ligji, duhet të miratohet në të dyja dhomat e Kongresit dhe të nënshkruhet nga Presidenti. Trump mund të vërë veton në një ligj që Kongresi mund ta shmangë nëse mbledh një numër të mjaftueshëm votash.

Presidenti Trump shpesh kritikon NATO-n dhe thotë se blloku është i vjetërsuar, por kërkon gjithashtu nga aleatët të paguajnë “pjesën e drejtë” të shpenzimeve ushtarake të Aleancës, nga të cilat tre të tretat i takojnë SHBA-së. Megjithatë, Trump kurrë nuk ka thënë në publik se ai dëshiron të dalë nga ky bllok ushtarak./Zeri