Një shtrëngim duarsh, mund t’ju lë pa pasaportë zvicerane

Bota January 22, 2019 - 20:34
Lexo lajmet e fundit nga bota

Një çift i huaj mysliman me vendbanim në Lozanë të Zvicrës, i cili kishte refuzuar shtrëngimin e dorës gjatë bisedimeve për natyralizim, definitivisht nuk do të pajiset me pasaportë zvicerane.
Dy ankesa kundër këtij vendimi janë tërhequr, informon agjencia zvicerane SDA.

Disa javë më parë, qyteti i Lozanës u njoftua nga gjykata se ankesa ishte tërhequr, tha të martën këshilltari komunal nga FDP, Pierre-Antoine Hildbrand. Me këtë rast, vendimi është definitiv.

Çifti mysliman aplikoi për nënshtetësinë zvicerane vitin e kaluar. Megjithatë, gjatë bisedave me komisionin e natyralizimit, nuk ka dashur të shtrëngojë duart me anëtarët e gjinisë tjetër, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch. Se nga cili vend vjen çifti, nuk është bërë e ditur.

Kjo ishte njëra nga arsyet përse qyteti vendosi që në gusht 2018 se çifti nuk i plotësonte kërkesat për natyralizim. Sipas udhëhehqësisë komunale, qëndrimi i dy personave e ka shkelur respektin për barazinë kushtetuese.

Refuzimi i shtrëngimit të duarve në Therwil BL, në pranverën e vitit 2016, ishte temë denati nëpër media të ndryshme. Atëbotë, në shkollën e mesme lokale, administrata e shkollës i kishte ndarë përkohësisht dy nxënës myslimanë për shtrëngimin e zakonshëm të dorës, të kërkuar në shkollë. Të dy kishin kanë refuzuar ta përshëndesin me shtrëngim dore mësuesen e tyre për arsye fetare.