Trump dhe Kim do të takohen në Vietnam

Bota January 21, 2019 - 12:06
Lexoni më shumë detaje

Zyrtarët e administratës amerikane planifikojnë që takimi i dytë i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un të mbahet në Vietnam, raporton Bloomberg, duke cituar burime të paidentifikuara të njohura me planet në këtë drejtim, transmeton zeri.info.

Samiti, i planifikuar për në shkurt, ka të ngjarë që do të mbahet në Hanoi, kryeqytetin e Vietnamit, por si një vend të mundshëm për takimin konsiderohet dhe Danang, ku në vitin 2017 u mbajt takimi i vendeve pjesëmarrëse të Forumit për Bashkëpunim Ekonomik Azi-Paqësor, si dhe qyteti i Ho Chi Minh në në jug të vendit, sipas agjencisë amerikane.

Trump të shtunën në mbrëmje tha se “gjërat po shkojnë shumë mirë me Korenë e Veriut”, dhe se ka në plan të mbajë një samit të dytë me udhëheqësin e vendit, Kim Jong-Un, ku ata do të përpiqen për të siguruar një marrëveshje që do të inkurajojë Korenë e Veriut të heqë dorë nga armët bërthamore.

“Ne kemi rënë dakord të takohemi ndoshta në fund të shkurtit. Kemi zgjedhur vendin, por ne do të publikojë atë në të ardhmen. Kim Jong-un është shumë i kënaqur me këtë, ashtu si dhe unë”, ka thënë Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. /Zeri