Greqi, protesta kundër emrit të ri të Maqedonisë

Bota January 20, 2019 - 16:43
Lexoni më shumë detaje

Dhjetëra mijëra njerëz po protestojnë në Athinë të dielën, disa ditë përpara se parlamenti grek të votojë për ratifikimin e një marrëveshje për të riemëruar fqinjin verior në, Maqedonia Veriore.

Ish kryeministri Antonis Samaras, një konservator, u tha gazetarëve se tubimi ishte “një demonstrim për demokracinë, për Greqinë, për të cilën ne e dimë që ajo të jetë e drejtë”.

Por zyra e kryeministrit Alexis Tsipras lëshoi një deklaratë më vonë duke akuzuar ekstremistët se po përpiqen të futen me dhunë në parlament dhe po sulmojnë policët me gurë, duke plagosur dhjetëra njerëz, raporton NYT, transmeton zeri.info

Protesta e grekëve vjen pas marrëveshjes që u arrit mes Tsiprasit dhe Zaevit. Ata nënshkruan një marrëveshje që u firmos në brigjet e liqenit të Prespës. Kjo marrëveshje jep mundësi për të zgjidhur konfliktet shumëvjeçare mes Greqisë dhe Maqedonisë, për çështjen e emrit të Maqedonisë. Pas kësaj marrëveshjeje Maqedonia quhet tashmë “Republika e Maqedonisë së Veriut. Zeri