Presidenti i shtetit që pritet ta tërheq njohjen e Kosovës, arrin në Beograd

Bota January 20, 2019 - 13:14
Lexo Detajet

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç nuk ka dashur të konfirmojë nëse Republika e Palauit e ka tërhequr njohjen për Kosovën, siç ka deklaruar një ditë më parë, transmeton Zeri.info. 

“Presidenti i Palauit ka arritur në Beograd dhe nesër do të takohet me presidentin Vuçiç. Unë do t’ju lusja ta konstatoni vetë çfarë do të ndodhë. Pacolli i ka shkruar presidentit të Palauit sapo e ka dëgjuar lajmin dhe unë nuk dua të dëmtoj interesat tona, na lejoni së pari të kryejmë punën tonë”, ka thënë Daçiç për media.

Ai ka thënë se është ende herët që të thuhet se edhe St.Kits dhe Nevid do ta tërheqin njohjen për Kosovën, por siç ka thënë ai, ka gjasa që kjo të ndodhë. “Edhe fëmijët e mi më pyesin shpesh se ku ndodhet ky vend, por këto vende kanë të drejtën e njëjtë të votës në OKB sikurse edhe Kina. Unë rregullisht ua tregojë hartën të gjithëve që e kanë pranuar Kosovën, e kush jo. Kur shikoni në aspektin territorial, ne jemi në përparësi të madhe”, ka thënë Daçiç.

Ai ka shtuar se pret që gjatë muajve të ardhshëm, numri i vendeve që kanë njohur Kosovën, të zbres në 96./ZERI