Humbin jetën tre persona në Himalaje

Bota January 18, 2019 - 14:58
Lexoni me shumë lajme nga bota

Tre persona kanë humbur jetën, dhe shtatë të tjerë llogariten si të zhdukur në një ortek i cili ndodhi në kalimin malor në Himalaje në pjesën e Kashmirit nën kontroll të Indisë, kanë kumtuar zyrtarët.

Orteku e mbuloi kalimin Kardung La në rajonin Ladak dhe mbuloi me borë dhjetë persona, ka thënë administratori civil i këtij rajoni Basir Khan.

Tre trupa janë gjetur, ndërsa shtatë persona tjerë po kërkohen nga ekipet e shpëtimit të policisë dhe ushtrisë, ka thënë përfaqësuesi i policisë Tashi Vangial. Ai ka thënë se viktimat janë punëtorët të cilët kanë punuar në këtë rajon kur ka ndodhur orteku.

Ortekët dhe rrëshqitjet e dheut ndodhin shpesh në Kashmir, regjion i ndarë në mes të Pakstanit dhe Indisë, në të cilën dyja vendet pretendojnë se kanë të drejtë për tërë territorin.

Në vitin 2017 20 ushtarë indian kanë pësuar në tri ortekë, ndërsa në vitin 2012 në një ortek të madh në pjesën e Kashmirit nën kontroll të Pakistanit kanë vdekur 140 njerëz duke përfshirë 129 ushtarë pakistanezë./Insajderi.com.