Scott: E trishtueshme që askush nuk është dënuar për djegien e Ambasadës amerikane në Beograd

Bota January 17, 2019 - 19:09
Lexo Detajet

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott ka shprehur keqardhje që askush nuk ka dhënë përgjegjësi kur 10 vjet më parë ishte djegur Ambasada amerikane në Beograd, me ç’rast një person kishte vdekur.

“Më shumë se një dekadë pasi Ambasadës amerikane në Beograd iu vu zjarri, ku humbi jetën një person dhe pothuajse një milion dollarë u shkaktuan dëme, ende nuk ka përgjegjës as të dënuar. Është e trishtueshme”, shkroi Scott në Twitter.

Gjykata e Apelit në Beograd  me vendimin e djeshëm përfundimtar ka liruar shtatë të pandehur se pas protestës “Kosova është Serbi” për shkak të shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitit 2008, në Beograd sulmuan Ambasadën e SHBA-së me gurë, pishtarë dhe objekte të tjera duke shkaktuar zjarrin./Zeri