Daçiq i këndoi dy këngë Putinit

Bota January 17, 2019 - 19:03
Lexo Detajet

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka organizuar një drekë për nder të Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, me 100 zyrtarë, raporton B92, transmeton zeri.info

Përveç zyrtarëve të lartë të dy vendeve, ministrave dhe anëtarëve tjerë të delegacionit, sipas një njoftimi të mëparshëm, një numër zyrtarësh të shquar, figura publike, si Emir Kusturica dhe të tjerë, po marrin pjesë në drekën zyrtare.

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq këndoi në drekën ceremoniale dy këngë ruse - Kaljinko dhe Ryabinusku./Zeri