Putin kërkon kompromise për Kosovën

Bota January 17, 2019 - 18:21
Lexo Detajet

Me rastin e Kosovës, Presidenti serb Vuçiq shtoi se para çdo vendimi ai do të konsultohet me Putin dhe se ai duket se ka marrë mbështetjen e tij në këtë drejtim.

Pas kësaj, Vladimir Putin mori fjalën.

Ai tha se Moska ndan shqetësimet e udhëheqjes serbe në lidhje me Kosovën, pasi hapat e ndërmarrë kohët e fundit nga Prishtina mund të çojnë në destabilizimin e Ballkanit.

“Pozicioni e Rusisë është e mirënjohur dhe ne pranojmë se është e nevojshme një zgjidhje reciprokisht e pranueshme në bazë të Rezolutës 1244 të OKB-së”, tha Putin në një konferencë shtypi pas bisedimeve me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Ai shprehu keqardhje që autoritetet e Prishtinës kanë provokuar një numër hapash provokues në të kaluarën, raporton portali serb “Telegraf”.

Në këtë drejtim, ai vlerësoi se vendimi për të transformuar FSK-në në ushtri ishte një shkelje e Rezolutës 1244, e cila nuk lejon ndonjë formacion të ushtrisë, përveç pranisë së kontingjentit ushtarak të OKB-së, transmeton zeri.info.

“Kur jemi së bashku, ne pritet të fitojmë. Ju keni dëgjuar vlerësimin tonë për atë që po ndodh në rajon, për Kosovën, një shkelje të së drejtës ndërkombëtare, të cilën e konsiderojmë të rrezikshme. Ne do të gjejmë një zgjidhje të drejtë me partnerët tanë dhe nëse duam paqe në rajon, ne nuk duhet të bëjmë kompromis dhe nëse është bërë, duhet të respektohet”, tha Putin.