Qeni i Sharrit bëhet me pasaportë, do të udhëtojë me Putinin nga Beogradi në Moskë

Bota January 17, 2019 - 13:40
Lexoni detajet

Qeni i Sharrit tre muajsh me emrin Pasha do të jetë dhuratë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Një qen Sharri me emrin Pasha, dhuratë të cilën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do t’i bëjë presidentit rus, Vladimir Putin, është duke pritur pronarin e tij të ri në Beograd.

“Kurir” ka publikuar fotografitë e qenit që do t’i bëhet dhuratë Putinit, transmeton lajmi.net.

Qeni tre muajsh është bërë gati që të marrë pjesë në ceremoninë e pritjes së Putinit i cili tashmë ka mbërritur në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd.

Putin është adhurues i qenve e sidomos racave të rralla. Pasha e ka gati edhe pasaportën me të cilën do të udhëtojë për në Moskë.

Image

Image