Vojvodina mbushet me sllogane: “Putin go home”

Bota January 17, 2019 - 10:51
Lexoni më shumë lajme nga rajoni dhe bota

Në disa qytete të Vojvodinës janë vendosur afishe në gjuhën angleze ku shkruan “Putin, shko në shtëpi” dhe një nënshkrim që është nga organizata “Mlada Vojvodina”.

Afishet janë shfaqur në Novi Sad, Zrenjanin, Kikinda, Baçkom Petrovcu, Vrbas, Beçej, Novo Beçej, Kovaçiq, transmeton zeri.info

LEXO EDHE: Perëndimi vëzhgon vizitën e Putinit në Serbi

Organizata Mlada Vojvodina në fund të muajit nëntor ka shpërndarë afishe në sheshin në Novi Sad me mbishkrimin “Trg republike Vojvodine”, ditën pasi kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq në këtë shesh zbuloi monumentin e mbretit Petër Karadjorgjeviq në festën kur Vojvodina para 100 vjetësh iu bashkua Serbisë, pas Luftës së Parë Botërore.

Para kësaj, në disa vende të Vojvodinës janë paraqitur postera në të cilët shkruhej, “Pas 100 vjetësh dhe Hong Kongu ka thënë lamtumirë”.Mlada Vojvodina më herët ka qenë e njohur për akte të ngjashme./Zeri