Ushtarë amerikanë të vdekur në sulmin në Munbixh të Sirisë

Bota January 16, 2019 - 17:16
Lexoni më shumë detaje

Zëdhënësi i Koalicioni kundër DEASH-it (ISIS) i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, koloneli Sean Ryan, njoftoi se ushtarë amerikanë janë vrarë në sulmin me bombë në Munbixh, përgjegjësin e së cilës e mori DEASH, transmeton AA.

"Ushtarët amerikanë kanë humbur jetën në shpërthimin e ndodhur gjatë detyrës së tyre rutine të patrullimit në Siri. Ende jemi duke mbledhur informacione dhe më pas do të ndajmë më shumë informacione", ka shkruar koloneli Ryan në deklaratën e tij në Twitter.

Ndërkohë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, në deklaratën e saj tregoi se presidenti amerikan, Donald Trump, është informuar në lidhje me shpërthimin.

Koloneli Ryan nuk dha informacione për numrin e ushtarëve amerikanë, por disa organe të medias pretenduan se kanë humbur jetën 4 ushtarë amerikanë.

Nga llogaria "Amak" e cila dihet se është e organizatës terroriste nëpërmjet aplikacionit Telegram është pohuar se DEASH në Munbixh ka shënjestruar ushtarët e koalicionit ndërkombëtar me anë të një jeleku me eksploziv.