Këto dy gjëra janë të ndaluara gjatë vizitës së Putinit në Beograd

Bota January 16, 2019 - 13:53

Siguri e lartë në Beograd në prag të vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nesër do të mbërrijë për vizitë në Beograd.

“Alo” shkruan se të dielën kanë mbërritur rreth 250 pjesëtarë të njësisë speciale ruse të cilët personalisht do të përkujdesen për sigurinë e presidentit rus.

Ata do të sigurojnë gjithë rrugën e lëvizjes së Putinit, vendin e takimeve, por edhe pajisjet e klimës, ushqimin, internetin e shumëçka tjetër, transmeton lajmi.net.

Në mesin e tyre do të ketë edhe snajperistë mbi kulme të ndërtesave të ndryshme në Beograd.

Në ekipin e sigurisë do të marrë pjesë edhe ushtria e Serbisë.

Por, banorët në lagjen “Oslobodioci Beograda” kanë marrë sot një njoftim në dyert e banesave të tyre për instruksionet që duhet ndjekur në ditën e vizitës së Putinit.

LEXO EDHE: Putin: Serbinë do ta furnizojmë me armë dhe pajisje ushtarake

Në njoftim thuhet se dritaret duhet të jenë të mbyllura dhe mbulesat duhet të vendosen nga ora 8 deri 13:30, kur do të zgjasë vizita e Putinit në atë zonë të qytetit.

Gjatë asaj periudhe, ata po ashtu nuk guxojnë të bëjnë shëtitje në zonë.