Putin: Serbinë do ta furnizojmë me armë dhe pajisje ushtarake

Bota January 16, 2019 - 10:34
Lexoni më shumë detaje

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se vendi i tij po ndihmon për forcimin e aftësive të mbrojtjes të Serbisë prej vitesh dhe se do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në të ardhmen.

“Ne e vlerësojmë shumë angazhimin e fortë të udhëheqjes serbe në rrugën e ruajtjes së neutralitetit të vendit. Në të njëjtën kohë, për shumë vite kemi ndihmuar në forcimin, mbrojtjen e aftësive të Serbisë: ne po e furnizojmë armë dhe pajisje ushtarake, ne ofrojmë ndihmë në riparimin dhe modernizimin e tyre. Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë bashkëpunimin ushtarako-teknik”, tha Putin në një intervistë me “Novosti” përpara vizitës  në kryeqytetin e Serbisë, transmeton zeri.info

Ai theksoi se lidhjet e ndërsjellta midis Serbisë dhe Rusisë po rriten në të gjitha sferat, duke përfshirë tregtinë dhe se investimet ruse në ekonominë serbe tejkalojnë 4 miliardë dollarë.

Duke folur për tubacionin e “Rrjedhës Turke”, njeriu i parë i Rusisë theksoi se ndërtimi i saj është në përputhje me planin e planifikuar dhe se plani do të përfundojë deri në fund të vitit 2019.

 “Do të doja të theksoja se “Gazprom” po shqyrton tani variante të ndryshme të zgjerimit të degës së tranzitit të gazit në Evropë. Një prej tyre parashikon transportin e karburantit midis Bullgarisë - Serbisë - Hungarisë, me një bashkim me qendrën e shpërndarjes së gazit në Baumgartenin austriak. Në këtë rast, Serbia jo vetëm që do të shpenzojë gazin rus, por do të sigurojë gjithashtu tranzitin e tij. Kjo patjetër do të sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë serbe, do të mundësojë krijimin e vendeve të reja të punës, forcimin e sigurisë energjetike të vendit tuaj dhe të gjithë Evropës Qendrore dhe Juglindore” shpjegoi Putin.

Kur u pyet për formimin e Ushtrisë së Kosovës, ai deklaroi se ishte i befasuar nga "reagimi mjaft pasiv i Bashkimit Evropian në lidhje me vendimin e parlamentit të Kosovës mbi transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri, sepse siç thotë, serbët cilët jetojnë në këtë vend, e kanë përjetuar një veprim të tillë si një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e tyre”./Zeri