Nuk janë vetëm forcat speciale, ja kush tjetër ka udhëtuar për Putinin në Beograd

Bota January 16, 2019 - 09:16
Lexo lajmet e fundit nga bota

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nesër do të mbërrijë për vizitë në Beograd.

Në prag të vizitës së presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në Beograd, në Serbi nga Moska kanë mbërritur një numër i madh i pjestarëve të forcave speciale, por edhe plot 15 mjekë, raporton “Alo”.

Ekipa e mjekëve mes të cilëve kardiologë dhe kirurgë, ka mbërritur në Serbi të hënën në mënyrë që të jenë pranë presidentit rus në rast të ndonjë komplikimi shëndetsor, transmeton lajmi.net.

“Mjekët kanë arritur dhe tani jemi në pritje të Putinit, ata nuk do ta përcjellin pandërprerë gjatë qëndrimit në Beograd por do të jenë në dispozicion në çdo moment nëse ekziston nevoja”, ka thënë një burim i “Alo”.

“Kjo është një praktikë e zakonshme, që në afërsi të një personi të kalibrit të tillë të jetë edhe një ekip mjekësor dhe ta përcjellin ku do që udhëton”, shtoi ai.

Putin do të mbërrijë nesër në Beograd ku do të pritet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.