Putin do të ruhet nga 7000 policë, snajperistë dhe aviona 'Mig'

Bota January 15, 2019 - 09:07
Lexo Detajet

Presidenti rus Vladinmir Putin, i cii në Serbi arrin më 17 janar, do ta ruajnë mijëra policë, ndërsa flitet se kjo shifër do të arrijë në 7000 pjesëtarë.

Siç shkruajnë mediat serbe, pjesëtarët e ministrisë së brendshme, do të ndërmarrin masa maksimale të sigurisë, të cilat do të sjellin edhe ndryshimin e regjimit të trafikut në pjesë të caktuara të Beogradit. Po ashtu, flitet se në Beograd tashmë kanë arritur rrreth 250 pjesëtar të forcave elitare speciale ruse si dhe sigurimi special i presidentit rus.

Thuhet se këta pjesëtarë janë duke kontrolluar iterinarin e rrugës nëpër të cilën do të lëviz Putin, vendet e takimeve, pajisjet e klimës, ushqimin, internetin, etj. Do të bllokohen edhe hyrjet e kanalizimeve, ndërsa snajperistët do të poizicionohen në kulmet më të larta të ndërtesave në Beograd. Agjentët sekret rus do të vijnë me teknologji të avancuar për pengim të sulmeve me dron, pasi pajisje të tilla nuk posedon Serbia.

Në sigurimin e Putinit do të marrë pjesë edhe ushtria serbe. tre avion Mig pritet ta përcjellin presidentin rus që nga momenti kur hyn në hapësirën ajrore të Serbisë, ndërsa deri aty do të mbikëqyret nga mbrojtja kundërajrore ruse.