DASH: Maqedonia do ta ketë vendin e merituar në NATO dhe BE

Bota January 13, 2019 - 15:35
Lexo detajet

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se SHBA-ja e përshëndet vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për miratimin e amendamenteve të domosdoshme për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës për zgjidhjen e kontestit me emrin me Greqinë.

“Liderët e Maqedonisë demonstruan vizion, guxim dhe qëndrueshmëri në insistimin që të gjejnë zgjidhje për kontestin për emrin, që do të mundësojë që Maqedonia me të drejtë ta zë vendin e saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian si Republika e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesën e Departamentit Shtetëror.

Pompeo thekson se SHBA-të e shohin vendimin si "mundësi historike për zhvillimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në rajon".