Kubë: Vdesin shtatë persona nga aksidenti i rëndë

Bota January 11, 2019 - 17:13
Lexo detajet

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar pasi një autobus që po bartte turistë u aksidentua në Kubë. Raportohet se në këtë autobus ka pasur turistë nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Meksika dhe Holanda.

Shoferi i autobusit ka deklaruar se e ka humbur kontrollin në rrugën që lidh qytetet lindore të Baracoas dhe Guantanamos. Besohet se pesë të lënduar ndodhen në gjendje kritike në spital. Zyra e Jashtme Britanike ka thënë se ka kërkuar informacione nga autoritetet kubaneze për aksidentin dhe se janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë.

Autobusi që po udhëtonte nga Baracoa në Havana kishte brenda 40 udhëtarë, në mesin e të cilëve ishin 22 turistë të huaj. Rruga e këtij aksidenti është njëra ndër më të rrezikshmet në Kubë, ku mirëmbajtja e tyre është e dobët dhe aksidentet janë të shpeshta, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.