E dërgon macen me postë në strehimore, dënohet dy mijë dollarë një burrë

E dërgon macen me postë në strehimore, dënohet dy mijë dollarë një burrë

Bota janar 11, 2019 - 16:19
Lexo detajet

Një burrë 33-vjeçar në Tajvan është dënuar me dy mijë dollarë për shkak se e ka shkelur Aktin Tajvanez për Mbrojtjen e Kafshëve pasi e dërgoi një mace në një strehimore kafshësh përmes postës.

Ai u dënua edhe për shkeljen e statusit për parandalim dhe kontrollim të sëmundjeve ngjitëse të kafshëve për shkak se u zbulua që macja nuk ishte e vaksinuar. Autoritetet arritën ta identifikojnë dërguesin përmes shërbimit postar dhe kamerave të sigurisë. Policia e ka nisur një hetim kundër këtij personi.

I dyshuari ka thënë se ka dashur ta dërgojë macen në strehimoren e kafshëve për shkak se nuk kishte kohë të kujdesej për të. Ai ka deklaruar se macja ishte e lënduar në këmbë dhe se gjendja e saj nuk po përmirësohej as pas disa terapive. Drejtori i autoritetit për mbrojtjen e kafshëve, Chen Yuan-chuan, e ka dënuar këtë veprim, duke thënë se kafshët mund të ngordhin në pakot e mbyllura postare.

Ai ka bërë thirrje që njerëzit t’i respektojnë procedurat e rregullta në rast se kanë vendosur ta largojnë ndonjë kafshë shtëpiake. Kjo mund të bëhet përmes zyrës për kafshët ose strehimoreve të autorizuara, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.