Rritet ateizmi në Turqi, fajtor Rexhep Taip Erdogan

Rritet ateizmi në Turqi, fajtor Rexhep Taip Erdogan

Bota janar 11, 2019 - 08:06
Lexo detajet!

Sipas një sondazhi të bërë kohëve të fundit, të bërë nga Konda, një numër i madh i turqëve e identifikojnë veten si ateistë. Koda ka raportuar se numri i jobesimëtarëve është trefishuar në dhjetë vitet e fundit, shkruan sot Gazeta "Zëri". 

Gjithnjë e më shumë turq po deklarohen se janë ateistë. Fare mirë kjo mund të ketë të bëjë me politiken e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan mbi shtyeren e përpara të islamizmit, thonë vëzhguesit e ngjarjeve politike në vend.

Sipas një sondazhi të bërë kohëve të fundit, të bërë nga Konda, një numër i madh i turqëve e identifikojnë veten si ateistë. Koda ka raportuar se numri i jobesimëtarëve është trefishuar në dhjetë vitet e fundit.

Gjithshtu bëhet e ditur që numri i turqëve që i ndjekin ritet fetare është zvogëluar nga 55 për qind në 51 për qind.

“Ka një shtrëngim religjioz në Turqi gjatë viteve të fundit”, ka thënë shkenctari 36-vjeçar i kompjuterve Ahmet Balyemez, i cili është deklaruar që është ateist për gati dhjetë vite. “Njerëzit e pyesin veten: A është ky islamizmi i vërtetë?”, ka shtuar ai.

“Kur i shohim politikanët dhe vendimet politike mund ta kuptojmë shumë qartë që ata po provojnë ta shënojnë një epokë të re të islamizmit. Dhe kjo që po shohim tash është vec një ismamizëm mesjetar”. Balyemez ka thënë që është rritur në një familje shumë religjioze.

“Agjërimi dhe lutja kanë qenë gjërat më të zakonshme në shtëpinë tonë”, ka thënë ai. Por ndërkohë ai vendosi që t’i kthehej ateizmit. Diyanet, drejtoria zyrtare e Turqisë për çështjet fetare, deklaroi në vitin 2014 se më shumë se 99 përqind e popullsisë e identifikojnë veten si muslimanë. Kur u botua anketa e kohëve të fundit nga Konda me të dhëna të kundërta, u pasua një debat i nxehtë publik. Teologu Cemil Kilic beson se të dy shifrat janë të sakta, shkruan më tutje "Zëri". 

Megjithëse 99 për qind e turqve janë muslimanë, ka thënë ai, shumë veta praktikojnë besimin në një kuptim kulturor dhe sociologjik. Ata janë muslimanë kulturorë, sesa shpirtërorë.

Kiliqi ka thënë se muslimanët që rregullisht luten, shkojnë në pelegrinazhe ose mbajnë mbulesa përgjithësisht mund të konsiderohen të devotshëm, megjithatë, shtoi ai, të qenit besimtarë dhe i devotshëm do të thotë shumë më tepër sesa të kryejnë ritualet ose të zgjedhin veshje të sipërme të caktuara.

Sipas tij, "gjykimi nëse një person është fetar duhet gjithashtu të bazohet në atë nëse ai ose ajo pajtohet me disa vlera etike dhe humanitare".

Por nëse do të merren parasysh vetëm njerëzit që i praktikojnë rregullisht traditat e Islamit, sipas tij, "jo më shumë se 60 për qind e njerëzve në Turqi mund të konsiderohen myslimanë".

"Shumica e myslimanëve në Turqi janë si Umjadë, të cilët sunduan në shekullin e shtatë", ka thënë Kilic.

"Lutjet që përmban Kurani refuzojnë padrejtësinë, por Umajjadët e konsideronin lutjen e përditshme si një formë të treguar nderimi ndaj sulltanit, shtetit dhe pushteteve dhe rendit e ligjit”, thotë ai. Në Turqi, ka shtuar Kilic, vazhdon marrëdhënia mes kishës dhe shtetit.

"Lutjet e rregullta janë bërë një mënyrë për të sinjalizuar bindjen ndaj udhëheqjes politike," ka thënë ai. "Dhe lutjet në xhami më shumë reflektojnë pikëpamjen politike të atyre që janë në pushtet", shkruan më tutje Gazeta "Zëri".

Kilic tha se mungesa e besimit, sigurisht, nuk nënkuptonte mungesën e një busulle morale. "Disa ateistë janë më etikë dhe më të ndërgjegjshëm se shumë myslimanë", ka shtuar ai. Për gati 16 vjet nën Recep Tayyip Erdogan, së pari si kryeministër dhe që nga viti 2014 si president, zyrtarët turq kanë përdorur gjithnjë e më shumë Islamin për të justifikuar politikën e tyre - ndoshta duke rritur skepticizmin që rrethon besimin në qeveri.

“Njerëzit e refuzojnë interpretimin mbizotërues të Islamit, sekteve, bashkësive fetare, drejtorisë së çështjeve fetare dhe atyre në pushtet", ka thënë ai.

"Ata nuk duan këtë lloj feje dhe këtë formë zyrtare të devotshmërisë". Kjo, tha Kiliç, mund të ndihmojë të shpjegojë pse kaq shumë turq tani identifikojnë si ateistë.

“Çështja e mungesës së besimit”
 
Selin Ozkohen, i cili kryeson Ateizm Dernegi, shoqata kryesore e Turqisë për ateistët, tha se dëshira e Erdoganit për të prodhuar një brez muslimanësh të devotshëm ka pasur pasoja të papërballueshme te populli”. "Sektet fetare dhe komunitetet kanë diskredituar veten", ka thënë ajo. "Ne kemi thënë gjithmonë se shteti nuk duhet të qeveriset nga komunitetet fetare, pasi kjo i bënë njerëzit që vënë në dyshim besimin e tyre dhe bëhen ateistë humanistë".

Ozkohen përmendi grushtin e pasuksesshëm në vitin 2016, në të cilin pasuesit e predikuesit dhe studiuesit fetarë Fethullah Gulen akuzohen se po ngrihen kundër Erdoganit, një ish-aleat i teologut. Grushti i shtetit, tha ajo, ishte një përplasje mes grupeve kundërshtare fetare - e cila u pasua nga një goditje e madhe nga Erdogan.

"Njerëzit e kanë vënë re këtë dhe e kanë distancuar veten", ka shtuar ajo. "Ata që reflektojnë racionalisht në këtë kthesë ndaj ateizmit".

Si rezultat, Ozkohen tha, "sot njerëzit janë më të guximshëm dhe të gatshëm të thonë hapur se janë ateistë".

Por qeveria vazhdon t'i detyrojë njerëzit të përputhen me standardet e perceptuara fetare. Sipas saj Presioni ushtrohet si në lagje ashtu edhe në xhami.

Dhe shenja më e dukshme e kësaj është se në vitin 2019, nxënësit ende janë të detyruar të studiojnë fenë."/Përkthyer nga DW, RronaJaka. /Zeri