Jep dorëheqje shefi i stafit të Pentagonit

Bota January 06, 2019 - 14:39
Lexo detajet

Shefi i stafit të Departamentit amerikan të Mbrotjes, Kevin Sweeney ka dhënë dorëheqje, vetëm një muaj pasi James Mattis u largua nga pozita e Sekretari të Mbrojtjes.

Admirali Sweeney përmes një deklarate tha se “është koha e duhur që të kthehem të punoj në sektorin provat”.

Në letrën e tij të dorëheqjes ai ka shkruar se “ka qenë nderë" që ka shërbyer përkrah kolegëve të tij në këtë departament, raporton BBC.

Sweeney është zyrtari i tretë i lartë në Pentagon që ka dhënë dorëheqje, që prej se presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se do të tërheqë trupat nga Siria.

Admirali Sweeney ka qenë në postin e shefit të stafit të Pentagonit që prej janarit të vitit 2017.