Rusia dërgon aeroplanë luftarakë në Krimenë e pushtuar

Bota December 23, 2018 - 10:56
Lexo detajet

Më shumë se dhjetë aeroplanë luftarakë rusë janë vendosur në një bazë ushtarake në rajonin e Krimeas, të cilin Rusia e kishte pushtuar në vitin 2014. Këtë e kanë vërtetuar disa dëshmitarë, të cilët kanë parë aeroplanët e tipit “Su-27” dhe “Su-30” duke u lëshuar në bazën “Belbek”.

Kjo lëvizje vjen në kohën kur tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës mbesin të larta dhe të cilat u përkeqësuan edhe më shumë më 25 nëntor, kur Rusia i grabiti tri anije ukrainase dhe e arrestoi ekuipazhin e tyre afër ngushticës “Kerch”, e cila lidh Detin e Zi me Detin Azov.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se Ukraina e kishte përgatitur një provokim në këtë zonë para fundit të këtij viti. Në anën tjetër, Kievi e ka akuzuar Moskën se po pozicionon forca ushtarake përgjatë kufirit të përbashkët mes dy shteteve.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se Rusia i ka vendosur në kufi më shumë se 80 mijë trupa, 1400 pajisje ushtarake, 900 tanke, 2300 automjete të blinduara dhe qindra aeroplanë ushtarakë pranë kufirit, shkruan “Free Europe./ Express.