SHBA miraton shitjen e sistemeve Patriot për Turqinë

Bota December 19, 2018 - 12:52
Lexoni më shumë detaje

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e sistemit Patriot për Turqinë për mbrojtje ajrore dhe për mbrojtje nga raketat në vlerë prej 3.5 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency.

Agjencia për Bashkëpunimin e Mbrojtjes së Sigurisë e lidhur me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), ka bërë një deklaratë me shkrim lidhur me miratimin e shitjes.

Në deklaratë thuhet se "Departamenti miratoi shitjen në vlerë prej 3.5 miliardë dollarë të 80 raketave të avancuara udhëzuese Patriot MIM-104E, të 60 raketave Patriot-3 (PAC-3) me aftësi të përparuara si dhe të pajisjeve përkatëse. Agjencia për Bashkëpunimin e Mbrojtjes së Sigurisë sot ka informuar Kongresin në lidhje me çështjen e shitjes".

Përveç kësaj, në paketën e sistemit të mbrojtjes, krahas 4 grupeve të radarëve AN/MQP-65, 4 sistemeve të kontrollit të bllokimit, 10 grupeve të antenave direkte, 20 stacioneve lëshuese M903, 5 centraleve elektrike, në paketë përfshihen edhe pajisje komunikimi, pajisje testimi, programe të distancës dhe pajisje mbështetëse.

Më tej thuhet se miratimi i shitjes, do t'i shtojë fleksibilitet të konsiderueshëm kapacitetit të mbrojtjes ajrore të Turqisë. "Një Turqi e sigurtë me aftësinë e parandalimit të kërcënimeve ajrore dhe raketore si dhe të sulmeve të tjera, do të sigurojë paqe dhe stabilitet në NATO dhe kontinentin e Evropës", theksohet në deklaratë.

Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit në një deklaratë me shkrim për gazetarin e AA-së në lidhje me çështjen ka thënë se "Kjo shitje e propozuar do të rrisë sigurinë e aleatëve të NATO-s, do të kontribuojë për mbrojtjen e aleatëve dhe partnerëve nga kërcënimet ajrore dhe raketore si dhe do të kontribojë në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të SHBA-ve".

"Turqia do të përdorë sitemin Patriot për të përmirësuar aftësitë e mbrojtjes ajrore dhe të raketave, për të mbrojtur integritetin territorial dhe për të parandaluar kërcënimet rajonale. Kjo shitje e propozuar do të rritë aftësitë e ushtrisë turke për t'u mbrojtur nga sulmet armiqësore si dhe për mbrojtjen e aleatëve të NATO-s që ndodhen brenda Turqisë", ka theksuar zyrtari i Departamentit të Shtetit.