RSF: Këtë vit, 80 gazetarë u vranë në botë

Bota December 18, 2018 - 10:33
Lexoni më shumë detaje

OJQ-ja “Reporterët pa Kufij” (RSF) ka njoftuar se për shkak të punës së tyre, të paktën 80 gazetarë janë vrarë këtë vit në botë.

Më shumë se gjysma u vranë në vetëm pesë vende - Afganistan, Siri, Meksikë, Jemen dhe Indi, sipas një raporti vjetor të botuar në Berlin, transmeton zeri.info

Sipas këtyre të dhënave, 15 gazetarë u vranë në Afganistan, 11 në Siri, nëntë në Meksikë, tetë në Jemen dhe gjashtë në Indi.

Raporti theksoi se gjashtë gazetarë janë vrarë në SHBA, nga të cilat katër janë vrarë në sulmin ndaj gazetës “Capital Gazzete” në Maryland.

RSF thekson se 348 gazetarë në botë gjenden në burg, kryesisht në pesë vende: Kina (60 gazetarë), Egjipt (38), Turqia (33), Iran (28) dhe Arabia Saudite (28).

702 gazetarë janë vrarë në botë gjatë dhjetë viteve të fundit.

Gazetarët që mbulojnë konfliktet e armatosura në botë janë të ekspozuar ndaj rrezikut më të madh, por po aq shumë u vranë dhe jashtë konflikteve të armatosura, dhe në këto raste fajtorët shpesh mbeten pa u ndëshkuar, thuhet në raport.

Organizata thekson se në vende të tilla si Kina, Egjipti, Irani dhe Arabia Saudite, ata vazhdimisht po krijojnë metoda të reja të shtypjes ndaj gazetarëve./Zeri