Bruksel, policia me gaz lotsjellës shpërndan protestuesit

Bota December 17, 2018 - 11:59
Lexoni më shumë detaje

Policia belge ka shpërndarë protestuesit e ekstremit të djathtë të cilët janë mbledhur pranë selisë së Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel, raporton Anadolu Agency.

Sipas pretendimeve në protesta janë mbledhur rreth 1.000 demonstrues të ekstremit të djathtë anti-emigrantë.

Policia përpos gazit lotsjellës ka përdorur edhe makinat e policisë për të shparndarë protestuesit.

Protestuesit në sheshin Schuman dolën kundër marrëvshjes globale të OKB-së për emigracionin që u nënshkrua neë fillim të këti muaji në Marok.

Ata i bënë thirrje kryeministrit belg Charles Michel të japë dorëheqje, duke brohoritur kundër qeverisë aktuale.

Protestuesit në një moment madje tentuan të futen në ndërtesën e Komisionit Evropian