Francezët protestojnë sërish pas sulmit në Strasbourg

Francezët protestojnë sërish pas sulmit në Strasbourg

Bota dhjetor 15, 2018 - 17:26
Lexoni lajmet e fundit nga bota!

Protestuesit “jelek-verdhë’ janë mbledhur në Paris dhe në qytetet tjera të Francës për demonstratën e pestë të njëpasnjëshme.

Rreth 69 mijë policë janë mobilizuar në gjithë Francës për të parandaluar përsëritjen e dhunës siç ndodhi javë më parë.

Protesta e cila filloi kundër rritjes së taksës për naftën, tani po trajton çështje të tjera, ku përfshihen edhe reformat në arsim

Protestuesit nuk dëgjuan thirrjen e qeverisë që të mos dalin në protestë pas sulmit që ndodhi në Strasburg, ku në një treg të Krishtlindjeve një person i armatosur vrau katër vetë.

Këtë të shtune në përgjithësi kanë dalë rreth 33,500 njerëz për të protestuar në të gjithë vendin, thotë policia.

Ata dolën në qytetet më të mëdha të Francës duke përfshirë Bordeaux, Marsejën, Lyon, Nantes, Toulouse dhe në disa vende të tjera.

Ndërkaq në Paris kanë qenë më pak se 3,000 protestues sot, ndërsa, javën e kaluar kishte rreth 8,000.