Numër rekord vrasjesh në Londër këtë vit

Numër rekord vrasjesh në Londër këtë vit

Bota dhjetor 13, 2018 - 20:09
Lexoni lajmet e fundit nga bota!

Viti 2018 shënoi një rekord të vrasjeve në Londër, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga policia e kryeqytetit britanik.

Këtë vit janë bërë 131 vrasje, numri më i madh i dekadës së fundit.

”Mbi një e treta e viktimave (44) ka pasur një moshë mesatare prej 16 dhe 24 vjeç, ku 25 prej tyre nën moshën 19 vjeç”, shkruan ”Guardian” duke theksuar edhe një herë ndikimin e fenomenit gjerësisht të përhapur në mesin e minoriteteve etnike dhe periferisë, ku vlerësohet se ka 180 banda të të rinjve, përcjell Atsh.

“Rritja e numrit të vdekjeve të dhunshme në Londër dhe në zona të tjera në vend është një turp,” theksoi për gazetën britanike kryetari i bashkisë së Londrës Sadiq Khan, duke u shprehur kundër shkurtimeve të qeverisë konservatore në personelin e policisë.