Fillon votimi i mosbesimit ndaj kryeministres Theresa May

Bota December 12, 2018 - 20:29
Lexo Detajet

Deputetët konservatorë britanikë filluan sot votimin e mosbesimit ndaj kryeministres, Theresa May.

Pak para këtij votimi, që pritet të përfundojë në orën 20:00 GMT, kryeministrja ka njoftuar, sipas një deputeti, se synon të largohet nga funksionet e saj para zgjedhjeve legjislative të radhës që do të zhvillohen në vitin 2022.

Rezultati pritet rreth orës 21:00.

Për të fituar, Theresa May duhet të marrë të paktën gjysmën e votave plus një, ose 159 vota.