Hahn: Nuk besoj se Gruevski do të ekstradohet nga Hungaria

Bota December 11, 2018 - 10:08
Komisionari i Zgjerimit të BE-së Johannes Hahn

Komisionari i Zgjerimit të BE-së Johannes Hahn tha këtë mëngjes para Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme se nuk beson se Nikolla Gruevski do të ekstradohet nga Hungaria në Maqedoni, njofton “Zhurnal”.

I pyetur nëse ai mbështet ndryshimet e raportit të Parlamentit Evropian për Maqedoninë, të cilat kërkojnë Hungaria ta kthejë Gruevskin në Maqedoni, Han u përgjigj: “Unë shpresoj se kjo do të ndodhë, por jo shumë e mundshme për shkak se të dyja vendet nuk kanë një marrëveshje, por unë e kuptoj pozitën e Parlamentit Evropian”./Zëri/