Merkel përshëndet miratimin e paktit të OKB-së për migracionin

Bota December 11, 2018 - 10:05
Kancelarja Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka përshëndetur miratimin e paktit të migracionit të Kombeve të Bashkuara, duke theksuar se do të sigurojë të drejtat e njeriut për të gjithë, duke përfshirë edhe refugjatët e emigrantët, raporton “Anadolu Agency”. “Kjo është një ditë shumë e rëndësishme. Ne për herë të parë në nivel global ramë dakord në një kompakt gjithëpërfshirës politik”, tha Merkel në konferencën ndërqeveritare mbi kompaktin global për migracionin, që po mbahet në Marrakech të Marokut.

Kancelarja gjermane theksoi se marrëveshja do të ishte një sinjal shumë i mirë për miliona emigrantë dhe refugjatë anembanë botës, duke siguruar që “të drejtat universale të njeriut të zbatohen për secilin dhe të gjithë në secilin vend”.

Shtetet anëtare të OKB-së miratuan një marrëveshje globale të migracionit, përkatësisht “Kompaktin global për migracionin e sigurt, të organizuar dhe të rregullt” (GCM) në një konferencë të OKB-së.