Shërbimi sekret rus i përfshirë në protestat në Francë

Bota December 10, 2018 - 13:12
Lexoni më shumë detaje

Shërbimet speciale ruse mund të jenë përfshirë në organizimin e protestave anti-qeveritare në Francë, sipas Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SHSU).

Elementet radikale në Francë janë nën udhëheqjen e pjesëtarëve të FSB-së dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë (GRU), pretendon SBU-ja.

Si dëshmi të këtyre akuzave kundër Rusisë, departamenti i Ukrainës publikoi një fotografi në Paris, ku shihen dy burra në xhaketa të verdha që mbajnë flamurin e Republikës së vetëshpallur Donetsk, transmeton zeri.info

Image

“Kufijtë ndërkombëtarë nuk janë pengesë për agresionin hibrid të Rusisë. Metodat e pista të Kremlinit shkatërrojnë stabilitetin evropian, pasi ata shohin një kërcënim ndaj tyre”, tha presidenti i Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës, Vasilij Gricak.

Përveç kësaj, deklarata thekson se shërbimet speciale ruse, që prapa demonstruesve paqësorë organizojnë trazira dhe dhunë në Francë, dyshohet se po përgatisin provokimeve të ngjashme në Belgjikë, Gjermani, Spanjë, Bullgari dhe vendet e tjera të Evropës./Zeri