Fjalët e fundit të gazetarit Jamal Khashoggi

Bota December 10, 2018 - 10:32
Nga hetimi zyrtar

Një burim që e ka lexuar raportin Zyrtar të hetimit rreth rastit Jamal Khashoggi ka bërë të ditur cilat kanë qenë fjalët e tij të fundit, transmeton Zëri.info.

“Nuk mund të marr frymë. S’mund të marr frymë, ndihmë” kanë qenë fjalët e fundit të Jamal Khashoggi.

Gazetari i Washington Post është vrarë në Konsullatën saudite në Stamboll të Turqisë.

Vdekja e tij ishte konsideruar si politike duke parë që të gjitha shkrimet e tij kanë qenë kundër sistemit monark në Arabinë Saudte.

Për vrasjen e tij është akuzuar prince i kurorës Mohammad Bin Salman Al Saud.

Përktheu dhe përshtati Rrona Jaka/Zëri