Kisha Katolike e Algjerisë shenjtëron 19 të krishterë të vrarë

Bota December 09, 2018 - 11:45
Lajmet e fundit nga bota

Kisha Katolike në Agjeri i ka shenjtëruar 19 të krishterë të cilët ishin vrarë në një luftë civile të viteve të 90-ta, përfshirë shtatë murgj, të cilëve u ishte hequr koka në manastirin e tyre nga militantët islamikë. Kjo ceremoni është e para e llojit të vet në një vend me shumicë myslimane.

Në mesin e 1200 pjesëmarrësve të kësaj ceremonie ishin edhe disa delegatë të Papa Françeskut, miq dhe familjarë të viktimave. “Këta vëllezër dhe motra kanë vdekur në mesin e mijëra myslimanëve algjerianë”, tha kryepeshkopi i Algjerit, Paul Desfarges. Ceremonia u hap me një minutë heshtje.

Lufta civile kishte filluar pasi qeveria e mbështetur nga ushtria i kishte anuluar zgjedhjet e vitit 1992, sipas rezultatit të të cilave do të fitonte një parti radikale islamike. Në këtë luftë ishin vrarë 200 mijë njerëz dhe ekonomika ishte shkatërruar.

Në anën tjetër, Papa Françesku tha përmes një mesazhi se shpreson që kjo ceremoni t’i shërojnë plagët e së kaluarës dhe ta krijojë një atmosferë të re të të jetuarit së bashku, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.