Ky është shefi i ri i Ushtrisë Amerikane

Bota December 09, 2018 - 09:22
Lexo detajet

Presidenti Amerikan Donald Trump, të shtunën e ka zgjedhur si ditë për të emëruar shefin e ri të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara (SHBA).

Ai është një gjeneral Mark Milley me 4 yje, me përvoja nga misionet në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), Irak dhe Afganistan. Një njeri në nivelet më të larta të edukimit amerikan, si në aspektin e akademik ashtu edhe përvojës ushtarake, që vjen nga radhët e republikanëve. 

Image

I lindur në Winchester, Massachusetts, Mark Milley ndoqi shkollën Hill Belmont. Ai ka një diplomë Bachelor të Arteve në Shkencat Politike nga Universiteti Princeton, diplomë Master në Marrëdhëniet Ndërkombëtare nga Universiteti i Kolumbias dhe një tjetër Master në Artë në fushën e sigurisë kombëtare dhe studimeve strategjike nga Kolegji Luftës Detare i Shteteve të Bashkuara (SHBA). Ai është gjithashtu i diplomuar i Qendrës MIT për Studime Ndërkombëtare Seminari XXI Programi i Studimeve të Sigurisë Kombëtare.

LEXO EDHE: Largohet shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë