Tragjedi në Itali, 6 të vdekur dhe 120 të plagosur

Bota December 08, 2018 - 08:27
Lexo tjera detaje

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në një diskotekë në Itali. Sipas raportimeve të mediave italiane thuhet se ka ndodhur një tragjedi në orët e para të mëngjesit në Ankona të Italisë në diskotekën “Blue Latern”

Si pasojë e kësaj ngjarje të rëndë 6 persona kanë vdekur dhe mbi 120 të plagosur.

Viktimat e kësaj ngjarjeje janë 2 djem, 3 vajza dhe nëna e një vajze të re.

Ndërkohë mësohet se 12 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë pasi nga paniku për të dalë sa më parë njerëzit janë shtypur nga turma.

Shkak i kësaj ngjarjeje është bërë shpërndarja me lëndë helmuese ndërsa ka qenë duke performuar dhe këngëtari Sphere Ebbasta.

Gjithashtu në raportime thuhet se dalja e emergjencës nuk ka funksionuar siç duhet.

Image

Image