Trump reagon për protestat në Paris

Bota December 05, 2018 - 13:06
Lexoni më shumë detaje

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar në lidhje me protestat në kryeqytetin e Francës, Paris, duke theksuar se protestuesit kanë rënë dakord me përfundimin që ai ka arritur dy vite më parë.

Trump, në një deklaratë nga rrjeti social Twitter, ka bërë lidhjen mes protestave të zhvilluara në Paris për uljen e çmimeve të karburanteve dhe përmirësimit të kushteve ekonomike dhe tërheqjes së SHBA-ve nga Marrëveshja e Klimës së Parisit.

"Jam shumë i kënaqur që miku im Emmanuel Macron dhe protestuesit kanë rënë dakord me përfundimin që unë e kam arritur dy vite më parë. Marrëveshja e Parisit mori një situatë fatale për shkak se pastron ato që bëjnë ndotjen teksa vendet përgjegjëse rrisin çmimin e energjisë", ka theksuar Trump.

Protestat që filluan në Francë më 17 nëntor u kthyen në protestat më të dhunshme të viteve të fundit. Protestuesit i kërkuan Macron të ulë taksat dhe të përmirësojë kushtet ekonomike, transmeton Anadolu Agency.

Në një deklaratë në qershor të vitit 2017, Trump njoftoi se kishte vendosur të tërhiqte vendin e tij nga Marrëveshja e Parisit që synonte luftën globale kundër ndryshimeve klimatike.

Ndërkohë, rritja e planifikuar e taksës së karburanteve në Francë që pritej të hynte në fuqi në janar, do të pezullohet për gjashtë muaj.